AFTËSIA PRODHUESE E NDËRMARRJES
✤ Tërësia e makinerive, e pajisjeve dhe e sipërfaqes prodhuese në një ndërmarrje me të cilat arrihet nxjerrja e sasisë më të madhe të prodhimit, brenda një kohe të caktuar dhe sipas asortimentit të planifikuar. Shfrytëzimi i plotë i A. P. të N. lcërkon organizim shkencor të punës e të prodhimit. Në RPSSH A. P. e N. shërben si bazë për të hartuar planin e prodhimit të ndërmarrjes. Madhësia e saj përcaktohet: nga numri i makinerive teknologjike dhe inadhësia e sipërfaqeve prodhuese, nga fondi i kohës që ato shfrytëzohen si dhe nga rendimenti i tyre në njësi kohe. Sigurimi i shfrytëzimit maksimal të çdo aftësie prodhuese varet nga përsosja e organizimit socialist, nga puna e njeriut, nga niveli i përgatitjes së tij ideopolitike, kulturore-profesionale dhe qëndrimi socialist ndaj punës. Gjatë gjithë periudhës së ndërtimit sOcialist në Shqipëri, për shtimin e prodhimit shoqëror vëmendja është përqendruar si në ndërtimin e aftësive të reja prodhuese, ashtu dhe në shfrytëzimin në gjerësi e në thellësi të aftësive prodhuese ekzistuese.
(P.Xh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Aftësia Prodhuese E Ndërmarrjes
[cite]