Agabi
(greqisht: Άγαβος) Agabi bënte pjesë në rrethin e profetëve. Gjatë një mbledhjeje të të krishterëve Agabi u ngrit dhe profetizoi se do të ndodhte një zi e madhe e buke në të gjithë botën. Zia e bukës ra gjatë viteve të mbretërimit të Klaudit (41-54) në vitin 47 pas Krishtit.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Agabi" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/agabi