Afrikanët e Krishterë
Në Afrikë të parët që kaluan në të krishterë ishin abisinianët. Kristianizimi i tyre u bë në këto rrethana: Në vitin 316 një filozof, nga qyteti Tir i Palestinës i quajtur Meropiu, u nis për një udhëtim shkencor në Abisini, por sapo arriti në port e masakruan së bashku me njerëzit e ekspeditës, me përjashtim të dy nipërve të tij të quajtur Frumens dhe Edes, të cilët i çuan të shoqëruar në oborrin mbretëror. Mbreti iu besoi për edukim princin trashëgimtar Aizana. Duke shfrytëzuar ofiqet e tyre të larta, ata përhapën krishterimin në Abisini me ndihmën e disa tregtarëve romakë. Më vonë Frumensi u hirotonis Episkop i Abisilorit nga Athanasi i Madh, episkopi i Aleksandrisë dhe iu kushtua pagëzimit të gjithë popullatës së Abisinisë. I pari që u pagëzua ishte vetë Aizana, pas ngjitjes së tij në fronin mbretëror.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)