Agathangjel Çamçe

Agathangjel Çamçe

shqiptar ortodoks Agathangjel Çamçe (1877- 1946) ka lindur në qytetin e Korçës më 1877. Në vitin 1913 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u shqua si aktivist i lëvizjes kombëtare. Në vitin 1919 u dorëzua në gradën priftërore në Nju Jork, ku shërbeu dy vjet duke celebruar shërbesa fetare në gjuhën shqipe. Në vitin 1921 Atë Agathangjel Çamçe erdhi në Shqipëri dhe një vit më vonë më 1922 mori ofiqin e Arkimandritit. Në muajin shkurt të vitit 1929 u dorëzua Episkop i Beratit, Vlorës dhe Kaninës në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit prej Imzot Visarionit dhe Imzot Viktorit. Në vitin 1941 Imzot Agathangjeli u dorëzua Mitropolit i Korçës. Imzot Agathangjel Çamçe fjeti përgjithmonë në vitin 1946.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Beduli, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 1992, faqe 44.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]