AGIP
✤ (Azienda Generale Italiana Petroli, Ndërmarrja e përgjithshme italiane e naftës). Shoqëri kapitaliste e madhe italiane për kërkimin, nxjerrjen, përpunimin dhe shitjen e naftës. Me përkrahjen e qeverisë fashiste mori koncesionin e shitjes së karburanteve në Shqipëri në kushte monopoli. Shtriu degët e saj në qendrat kryesore të vendit dhe për kërkimin e nxjerrjen e naftës krijoi filialin AIPA (shih). Veprimtaria e saj ngjalli pakënaqësi në popull e në shtresa të caktuara të borgjezisë shqiptare. Nën presionin e Italisë fashiste, qeveria zogiste nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e interesave të vendit fcundër aksionarëve të saj. Pas Çlirimit, në kuadrin e shndërrimeve revolucionare në Shqipëri pasuritë e saj u shtetëzuan (janar 1945).

(I. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agip


[cite]