AGRESIONI IDEOLOGJIK IMPERIALIST-REVIZIONIST


AGRESIONI IDEOLOGJIK IMPERIALIST-REVIZIONIST
✤ Veprimtaria e organizuar e imperializmit dhe e revizionizmit modern në fushën ideopolitike për realizimin e qëllimeve të tyre kundërrevolucionare dhe hegjemoniste. Ai drejtohet kundër rendit socialist duke synuar degjenerimin e tij paqësor, kundër lëvizjeve revolucionare punëtore e nacionalçlirimtare, kundër vendeve të pavamra aemokratike. Veçori e diversionit të sotëm ideologjik imperialist-revizionist kundër socializmit është bashkimi në një front të vetëm antisocialist i të gjitha rrymave kundërrevolucionare, që nga ideologjia e mirëfilltë borgjeze e haptazi antikomuniste e deri te oportunizmi i vjetër tradieional, që nga revizionistët modernë e deri te rrymat e sotme oportuniste të ashtuquajtura të majta.

Në kushtet e RPS të Shqipërisë si i vetmi vend që ndërton socializmin e vërtetë, A. I. I-R paraqet një rrezik të veçantë. Thelhi i A. I. I-R. dhe synimi kryesor i armikut të kiasës në kushtet e sotme për degjenerimin e rendit socialist është nxitja e liberalizmit në të gjithë frontin. Ai synon që shteti socialist dhe populli ynë të ndjekin një vijë liberale, të heqin dorë nga lufta konsekuente kundër armiqve të jashtëm e të brendshëm, kundër njollave të shoqërisë së vjetër dhe ndikrmeve të sotme të ideologjisë së huaj, të pranojnë bashkëjetesën paqësore me ideologjinë armike. Qëllimi i tij është që të minohet diktatura e proletariatit dhe që PPSH e Shqipëria socialiste të heqin dorë nga qëndrimet e lufta parimore kundër imperializmit e revizionizmit, nga politika e jashtme e pavarur e parimeve proletare, PPSH ka luftuar dhe lufton me konsekuencë kundër këtij agresioni. Vëmendje të veçantë i kushtoi kësaj lufte Plenumi IV i PPSH, 1973 (shih) dhe është trajtuar në mënyrë të thellë e të gjithanshme në raportin e mbajtur nga sh. Enver Hoxha në këtë Plenum Të thellojmë luftën ideologjike kundër shfaqjeve të huaja e qëndrimeve liherale ndaj tyre.

(A.Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agresioni Ideologjik Imperialist-Revizionist


[cite]