AGROEKSPORT

  FESH


AGROEKSPORT
✤ Ndërmarrje e tregtisë së jashtme në RPSSH, që merret me eksportimin e mallrave bujqësore e blegtorale, si dhe të industrisë ushqimore. U krijua më 1964 me qendër në Tiranë. AE. e zhvillon veprimtarinë në përputhje me detyrat e planit për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës së vendit. Eksporton kryesisht duhan, cigare, pije, konserva, bimë mjekësore dhe eterovajore, esenca, lëkurë, perime e frufa të freskëta e të thata. AE. merret edhe me importimin e disa lëndëve të para të nevojshme për industrinë e. lehtë dhe ushqimore. (N. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agroeksport



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AGROEKSPORT":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/agroeksport
"AGROEKSPORT," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018