AGRONOMIA


AGRONOMIA
✤ Shkenca që studion dhe zhaton ligjësitë, proceset dhe mënyrat për punimin e tokës dhe për rritjen e prodhimit bujqësor. A. mbështetet në ligjet e rritjes e të zhvillimit të bimëve, të qenieve të gjalla e të mikroorganizmave, në njohjen e tokës e të kushteve të mjedisit, si dhe të organizimit të ekonomisë bujqësore. A. është baza shkencore për prodhimin bujqëscr dhe përfshin një varg shkencash të tjera ose lidhet me to, sl pedologjia (shih), agrokimia (shih), ekologjia, mikrobiologjia, gjenetika, perimekultura, frutikultura, vitikultura, entomologjia (shih), mekanika bujqësore etj.

A. u zhvillua me vrull si shkencë pas Çlirimit në Shqipëri, duke iu përgiigjur politikës së PPSH për zhvillimin e një bujqësie socialiste mbi baza shkencore. Hap pas hapi u përgatitën kuadro të lartë e specialistë, kështu më 1945 kishte vetëm 34 agronomë, më 1960 rreth 700 dhe më 1980 afër 4000. Për këtë qëllim u ngrit Instituti i Lartë Bujqësor në Tiranë (shih) dhe në Korçë. Sot ka institucione kërkimore bujqësore për të gjitha kulturat e rëndësishme bujqësore dhe për fusha të specislizuara, si mbrojtja e bimëve, mekanizimi në bujqësi etj. Zbatimi i gjerë i A. në praktikë është siguruar nga organiziini socialist i bujqësisë, nga zhvillimi i degëve të industrisë që i shërbejnë asaj, si dhe nga njohja e përvetësimi i dijeve të A. nga masa e gjerë e punonjësve të hujqësisë. Një shtytje të re ka marrë A. vitet e fundit lidhur me intensifikimin e bujqësisë në zona të gjera të vendit. Ndër studiuesit e sotëm në këtë fushë mund të përmenden: Hysen Laçej, Mentor Përmeti, Lufter Xhuveli, Niko Qafzezi, Skënder Gozhita, Sulejman Xhepa, Andon Ikonomi, Athanas Stani etj.

(O. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agronomia


[cite]