AGRUMET
✤ (Citrus). Lloje drurësh dhe shkurresh të vendeve të ngrohta të familjes rutore (Rutaceae), ndër të cilat kryesore janë: portokalli, iimoni, manda’rina, nerënxa (shih), qitroja etj. A. janë himë me trung të drejtë e me shumë degë me gjethe gjithmonë të gjelhra, të këmbyera e të shndritshme, me lule të vetmuara e sqetullore ose me vile të shkurtra sqetullore, zakonisht të bardha, hermafrodite, me erë të fortë të këndshme. Frutat në trajta e madhësi të ndryshme kanë vlera të mëdha ushqimore, janë të pasura me vitamina C, me kripëra minerale të potasit e të fosforit etj. Përdoren si fruta tryeze, për përgatitjen e pijeve freskuese, të lëngjeve natyrore, të marmelatës e të reçelit. Në mjekësinë popullore këshillohen për sëmundjet nervore, aneminë, nefritin, reumatizmin, çrregullimet e stomakut dhe sëmundjet e mëlçisë së zezë. A. e kanë prejardhjen nga vendet e Azisë J, janë përhapur në dy anët e Ekuatorit dhe duan klimë të ngrohtë, dëmtohen nga erërat e ftohta. Shumëzohen duke i shartuar me syth në pranverë e në vjeshtë mbi nerënxën ose trifoliatën (Pancirus trifoliata, L). Kërkojnë shumë ujë dhe toka të pasura me lëndë ushqyese, por jo shumë të lagëta. Me rritjen e A. merret agrumikultura (shih).
A. dëshmohen në Shqipëri që në mesjetë, janë rritur në bregdet deri në Durrës dhe në Fier, Elbasan, Lushnjë, Tiranë. Pas Çlirimit, sipas orientimeve të PPSH për zhvillimin e pemëtarisë dhe të porosive të dhëna nga sh. Enver Hoxha janë ngritur plantacione masive me A. si në Ksamil (shih), Lukovë (shih), në Vlorë (Jonufër), në Stiar e Vrinë të Sarandës etj., ku rinia ka bërë aksione kombëtare për hapjen e brezareve. Numri i rrënjëve më 1980 ishte 10 herë më i madh se më 1938 dhe prodhimi 15 herë më i madh, ndërsa më 1982 prodhimi ishte 12.6 herë kundrejt v. 1950. Portokallet zënë 2/3 si strukturë, ndërsa pjesa tjetër janë limona e mandarina. Me studimin e A. merret Instituti i Ullirit e i Agrumeve (shih).
(J. DH.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Agrumet