AKÇE

  FESH


AKÇE
✤ Njësi monetare osmane prej argjendi që qarkulloi edhe në trevat shqiptare nga shek. deri në fillimet e shek. XIX. Vlera e A. ka ndryshuar gjatë . periudhave historike. Në gjysmën e parë të shek. XV një dukat venedikas ishte baras me 35 A., në fillim të shek. me 54 A., dhe në fund të këtij shekulli me 120 A. Më vonë vlera vazhdon të bjerë. Termi A. duke filluar nga shek. XV u përdor edhe me kuptimin e përgjithshëm para. Në Evropë A. u njoh me emrin aspra (greqisht) për ngjashmëri me monedhat bizantine.

(S. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Akçe



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKÇE":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/ak%c3%a7e
"AKÇE," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018