AKTIVET E PARTISË

  FESH


AKTIVET E PARTISË
✤ Mbledhje të gjera komunistësh e kuadrosh veprimtarë të rrethit, qytetit ose rajonit, që thërriten nga komitetet përkatëse të PPSH për zbërthimin e vendimeve e të direktivave të Partisë, si dhe për diskutimin e problemeve e të detyrave që burojnë prej tyre, për të siguruar mobilizimin e forcave të Partisë e të masave për zbatimin në praktikë të tyre. Në to Komitetet e Partisë njoftojnë rregullisht organizatat për veprimtarinë e tyre. Vetë aktivi përfshin kuadrot e veprimtarët më të gjallë. Për probleme të caktuara zhvillohen edhe A. në shkallë kombëtare që thërriten nga KQ i PPSH. (G. De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aktivet E Partisë



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKTIVET E PARTISË":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/aktivet-e-partis%c3%ab
"AKTIVET E PARTISË," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018