ALBANËT

  FESH


ALBANËT
✤ Fis ilir nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët. Përmendet për të parën herë si Alhanoi në shek. II të e.r. nga Ptolemeu (shih), i cili i vendos në shpinë të Dyrrahut deri tek mal’et Kandave (malet e Poiisit) në L brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parthinëve (shih). Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi = bardhinoi = albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishte Alhanopoli (shih). Në krahinën qendrore të banuar prej A. ruhen ende topcnime që lidhen me emrin e këtij fisi, si: Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, Kroi Alhan në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës etj. Në burimet historike të shek. XI A. përmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga Ana Komnena (shih) si pjesëmarrës aktivë të ngjarjeve. Në mesjetë njihet dhe varianti Arban. Ka qenë emri etnik i shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që këtë emër e morën me vete shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XIV) në formën arvanit, në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Balmaci (shek, XVIII) në formën arbëreshe.

(Gj. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Albanët



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "ALBANËT":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/alban%c3%abt
"ALBANËT," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018