ALBANIBET

  FESH


ALBANIBET
✤ Bashkësia e strukturave gjeologjike që ndërtojnë truallin e RPSSH. Emërtimi A. hyri në literaturën gjeologjike në fund të viteve 60. naridet në Jugosllavi dhe A. jugore që vijojnë me Helenidet në Greqi. Sipas shfaqjes së dukurive magmatike, A. ndahen në të brendshme e të jashtme, si dhe në zona të veçanta strukturoro-faciale ose tektonike në përputhje me Rajonizimin tektonik të Shqipërisë (shih).

A. e kanë filluar evolucionin gjeologjik që në trias mbi një nënshtrojë herciniane dhe janë formuar nga malformimi alpin. Fazat kryesore malformuese kanë qenë ato të fundit të jurasikut, fundit të kretakut; paleocenit, fundit të eocenit, miocenit (para burdigalianit e sidomos para tortonianit), fundit të pliocenit. Strukturat e A. me stil tektonik tipik alpin zakonisht kanë drejtim JJL-VVP, janë asimetrike, me anim tektonik P, herë-herë të shtrira e të përmbysura . dhe me shkëputje e zhvendosje të shumta në krahët P, që kalojnë deri në mbihipje e në mbulesat tektonike të një zone mbi një tjetër, Lëvizje tektonike kryesore mbihipëse kanë ndodhur nga mesi i paleogjenit e nga fillimi i neogjenit. Vërehen shumë dukuri të tektonikës së rëndesës. Formimi i fiishit (shih) dhe fazat malformuese mërgojnë në kohë dhe në hapësirë nga L (A. e brendshme) në P (A. e jashtme). Në A. shquhen edhe thyerje të thella gjatësore dhe tërthore (si ajo Shkodër-Pejë), si dhe dukuri të tektonikës kripore me futje diapiresh. Si treva të rrudhosjes alpine, A. kanë sizmicitet relativisht të Iartë.

(L. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Albanibet



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "ALBANIBET":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/albanibet
"ALBANIBET," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018