ALLÇIA

  FESH


ALLÇIA
✤ Pluhur i bardhë, i përftuar nga pjekja e gjipsit (shih), që ngurtësohet shpejt pasi njomet me ujë dhe që përdoret si lëndë lidhëse ajrore dhe për qëllime të tjera. Në varësi nga temperatura e pjekjes (180-200°C), gjatë së cilës largohet një pjesë e ujit, përftohen këto lloje: A. e ndërtimit, A. për forma dhe në skulpturë, A. për mjekësi, anhidrit-çimentoj a dlie ekstragjipsi, që dallohen nga imtësia e bluarjes, koha e ngurtësimit dhe rezistenca mekanike. A. ka dendësi 2,5-2,8 kg/cm3 dhe peshën vëllimore si pluhur 800-1000 kg/m3. A. përdoret shumë sidomos në ndërtim për veshjen e mureve, të tavaneve etj. dhe për përgatitjen e formave në industrinë e qeramikës etj. Në Shqipëri A. prodhohet me lëndë të parë vendi në Fabrikën e çimentos «VI.Leninx në Vlorë (shih).

(G.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Allçia



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "ALLÇIA":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/all%c3%a7ia
"ALLÇIA," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018