ALPINIZMI
✤ Sport i ngjitjes në male të larta nëpër shtigje të vështira. Në Shqipëri që nga vitet 20 të shek.XX grupe të vogla të rinjsh bënë ngjitje të thjeshta në male. Pas Çlirimit A. u vlerësua si sport, si mjet edukimi e për njohjen e vendit. Deri në vitet 50 u kryen mjaft ngjitje malore, më e rëndësishmja në majën më të lartë të Korabit (275 lm) në shkurt 1956. Që nga ky vit filloi edhe stërvitja e organizuar sipas kërkesave teknike sportive. Alpinistët shqiptarë janë ngjitur në të gjitha majat mbi 1800 të Shqipërisë gjatë verës e dimrit dhe kanë kryer ngjitje në vende të tjera. Veprojnë 22 ekipe të alpinizmit, ka shumë ekipe me të rinj e pionierë dhe klasa sportive në shkolla S-vjeçare.
(K.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Alpinizmi
[cite]