Altari
Altari ishte vendi ku kryheshin flijimet. Altarin e parë e ndërtoi Noe kur doli prej arkës (Zanafilla 8,20). Vite në vijim kemi altarët e ndërtuar nga: Abrahami (Zanafilla 12,7), Isaku (Zanafilla 26,25), Jakobi (Zanafilla 33,20), Moisiu (Eksodi 17,15). Në Jeruzalem përdoreshin dy lloj altarësh: altari i vajrave erëmirë, i cili gjendej në sallën qendrore të tempullit (Danieli 30, 1-10) dhe altari i flijimeve. Pjesa më e shenjtë e faltores, që është ndarë nga pjesa tjetër e faltores me ikonostas.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]