Anabaptistët
Anabaptistët janë një sekt fetar i shekullit XVI, i cili ka kërkuar pagëzimin e të rriturve edhe një herë. Ky sekt nisi veprimtarinë në të njejtën kohë: në Turinxhi dhe Saksoni, ku u shfaq në këtë mënyrë: Qysh në kohën, kur Luteri rrinte i izoluar në kështjellën e Vartburgut, prifti Thoma Mynzer nga Shtolberg i krahinës Harz, i vuri vetes si detyrë të krijonte kishën e njerëzve të zgjedhur, mbretërinë e lumturisë. Ai përçmonte veprat e mira dhe nuk eleminoi pagëzimin e fëmijëve dhe Kishën Romano-Katolike që nxiste monakizmin, beqarinë e klerit, praktikën e indulgjencave etj. Mynzeri kishte ngritur krye vetëm me fjalë kundër pagëzimit të fëmijëve, por nuk ndalonte asnjeri që të pagëzonte fëmijët e tij. Këtë e bënë sektarët Zviceranë, të cilët qenë të pakënaqur nga predikimet e Mynzerit. Kur Këshilli i qytetit Zyrih vendosi dëbimin e tyre më 1525, ata u ripagëzuan dhe morën emrin “anababtistë”. Më pas ata u larguan nga qyteti. Këta anababtistë të dëbuar u përhapën në gjithë Gjermaninë e Jugut dhe duke u përzierë me ithtarët e tjerë të Mynzerit, nëpërmjet zanatçinjve endacakë, u shtrinë deri në Austri dhe Moravi
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)