Analipsi
(greqisht: Ανάληψη) Krishti u shfaq në kohë dhe në vende të ndryshme te dishepujt e tij, duke i siguruar ata që ishte me të vërtetë i gjallë. Ditën e dyzetë pas Pashkës Jezusi u ngjit në qiell për të qëndruar në të djathtë të Perëndisë. Periudha prej dyzetë ditësh përdoret shumë herë në Shkrimin e Shenjtë. Ngjitja e Krishtit në qiell është plotësimi i misionit të Tij. Analipsi është kthimi tek Ati, që e dërgoi në botë për të kryer veprën që i kishte caktuar. Dishepujt morën premtimin se do t’u dërgonte Shpirtin e Shenjtë, duke i aftësuar që të bëheshin dëshmuesit e Tij deri në skajet e fundit të dheut.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Protoprezviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks, Vol. II, Adhurimi, botim i K.O.A.Sh-it, faqe 163-164.