
ANASTASI I
✤ (rreth 430-518). Perandor i Bizantit në v. 491-518, me prejardhje ilire nga një familje e madhe senatoriale e Dyrrahut. Bëri përpjekje për ta rimëkëmbur perandorinë duke forcuar financat e saj, gjë që i lejoi të ndërmerte një veprimtari të gjerë në fushën e fortifikimeve. Ndërtime të mëdha bëri në qytetin e Dyrrahut dhe e pajisi sistemin e tij mbrojtës me dy palë mure rrethuese.
(H. Sp.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Anastasi I
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "ANASTASI I" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/anastasi-i