Andoni i Madh

Andoni i Madh

(greqisht: Μέγας Αντώνιος) Andoni i Madh (251-356) ka lindur rreth vitit 251 pas Krishtit. Në moshën 18-vjeçare Andoni i humbi të dy prindërit e tij. Nga kjo u hidhërua, por gjeti ngushëllim te mësimet e Kishës. Ai e mblodhi shpejt veten duke iu përkushtuar Perëndisë dhe kujdesit për motrën e vogël. Një të dielë dëgjoi në Kishë Ungjillin, në të cilin Krishti, duke iu drejtuar një të riu pasanik, i tha se po të dëshironte të bëhej i përsosur, duhej të shiste pasurinë dhe të hollat t’ua ndante të varfërve e t’i shkonte pas. Ai menjëherë e vuri në zbatim thirrjen hyjnore. Shën Andoni zgjodhi një vend në shkretëtirë midis Menfit dhe Arsionit. Andonit i pëlqente veçanërisht të lexonte Shkrimin e Shenjtë duke mësuar përmendësh kapituj të tërë. Pjesën më të madhe të natës ia kushtonte lutjes. Në moshën 35-vjeçare, Andoni gëzonte emër të madh për shprestarinë dhe virtytin e tij, prandaj shkoi të banonte në shkretëtirë. Rreth vitit 305 pas Krishtit nisi të ngrinte qendra banimi të quajtura hisihastire (vende pushimi) për ata që i vinin pas dhe dëshironin të bënin një jetë si të tijën. Andoni i Madh vdiq në vitin 356, kur ishte në moshën 105 vjeçare. Shën Andoni përkujtohet më 17 janar.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]