Andoni i Durrësit

Andoni i Durrësit

Andoni i Durrësit (+844) e kishte origjinën nga ishulli i Egjinës dhe ka jetuar gjatë viteve të mbretërimit të perandorit Leoni V Armeni (813-820). Që herët iu përgjigj thirrjes murgërore. Në vitin 815 fronëzohet Mitropolit i Durrësit. Emrin e tij e mban një vulë kryepiskopale e Durrësit. Kryepeshkopi i Durrësit Andon iu përgjigj me trimëri perandorit ikonoklast Leon: “O perandor, unë nuk dua të përdor fjalë blasfemuese kundër Perëndisë sonë të vërtetë Jesu Krisht dhe as nuk dua ta ofendoj atë me vepra…”. Për këtë akt burrëror Andonin e internuan. Në vitin 820 me ngjitjen në fron të Mihailit II (820-829), Andoni u lirua nga internimi dhe u zgjodh Mitropolit i Selanikut, post të cilin e mbajti për pak kohë, sepse fjeti më 2 nëntor të vitit 844.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kristaq Bakallbashi, Shën Andon Omologjiti, Ngjallja, tetor 2001, faqe 5,8.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]