Arrësi

Arrësi

(latinisht: Teucrium chamaedrys, familja labiatae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e arrësit, i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjelbërim të përhershëm, e zakonshme. Lulëzon në maj-korrik. Droga shton oreksin në çrregullimet e stomakut, sekretimin e urinës, nxit prodhimin e tëmthi në mëlçi dhe shëron plagë.

Përgatitja:
2-3 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në 1 litër ujë të sapovaluar; ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë ½ orë, pastaj lëngu kullohet dhe pihet 3-4 herë në ditë nga 1 filxhan kafeje, para buke. Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Franz Xaver – Own work – first upload de.wikipedia 08:02, 8. Sep 2004 Franz Xaver, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=21070

 

[cite]