Anselmi i Kanterburit

Anselmi i Kanterburit

Anselmi i Kanterburit (+1190) ka lindur në Aosta të Piemontit në Itali. Ai u rrit në manastirin Bek, ku ka qenë mësues dhe igumen. Karriera e tij arriti kulmin kur u fronëzua Kryeepiskop i Kanterburit. Ai është themeluesi i skolastikës. Anselmi formuloi për herë të parë fjalën “Fides quaerit intelectum” në kuptimin se besimi kërkohet të studiohet shkencërisht. Ai u orvat të trajtonte në veprën “Monologium” çështjen e qënies së Perëndisë, ndërsa në veprën “Proslogium” problemin e egzistencës së Perëndisë. Në një vepër tjetër me titull “Cur Deus Homo” zhvilloi në mënyrë spekulative doktrinën mbi shpëtimin e njeriut.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]