ANTANTA BALLKANIKE
✤ Pakt i përfunduar më 9.2.1934 në Athinë midis Greqisë, Rumanisë, Turqisë dhe Jugosllavisë e krahas Antantës së Vogël, si pjesë e politikës franceze dhe me përkrahjen e Anglisë për forcimin e ndikimit të Francës në Evropën JL, për të ruajtur gjendjen e vendosur me paqen e Versajës dhe për t’i bërë ballë depërtimit të shteteve kundërshtare në këtë zonë. Duke mbrojtur interesat e imperializmit francez, pakti parashikonte dhënien e ndihmës reciproke nga ana e anëtarëve të tij në rast se njëri sulmohej nga një shtet ballkanik që nuk bënte pjesë në të (Bullgaria dhe Shqipëria) ose nga ndonië fuqi evropiane që do të përkrahte ndonjë shtet të Ballkanit. Pakti nuk e përjashtonte mundësinë e aderimit në të të Bullgarisë e Shqipërisë, por regjimet e këtyre vendeve, të varura përkatësisht nga Gjermania naziste dhe Italia fashiste, nuk guxuan të ndërmerrnin një hap të tillë. Qeveria zogiste, në një moment acarimi të marrëdhënieve me qeverinë e Romës (1934 e më pas) bëri ndonjë përpjekje për t’u afruar me A.B., mirëpo Franca i vuri asaj kushte jo më pak të rënda se të Italisë për dhënien e ndihmës dhe të mbrojtjes franceze. A.B. dhe ndikimi i Francës në gadishull u dobësuan mjaft nga ndërhyrja e shiteteve fashiste, që shfrytëzuan kontradiktat midis anëtarëve të paktit dhe mbështetën regjimet profashiste të vendosura në Ballkan.
(V.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Antanta Ballkanike
[cite]