Apologjitët

Apologjitët

(greqisht: απολογητές) Apologjitët qenë një grup shkrimtarësh kishtarë të shekullit të II, të cilët me apologjitë e tyre kundërshtuan judaizmin, paganizmin etj. Me shfaqjen e tij, krishterimi tronditi institucionet fetare të asaj epoke, prandaj ra menjëherë në sy të keq dhe të gjitha përndjekjet u drejtuan tek ai. Të krishterët pranuan përndjekjet me durim dhe shpresë tek Perëndia. U gjetën disa burra, të cilët me fakte mbështetën të vërtetën e mësimdhënies së krishterimit. Ata që mbështetën teorikisht krishterimin para perandorëve dhe në përgjithësi para pushtetit politik romak dhe atij judaik fetar, u quajtën apologjistë. Apologjistët më të rëndësishëm të shekujve të parë qenë: Aristidhi dhe Athinagora, filozofë nga Athina, Tatiani, Theofili, Melitoni, Justin Filozofi. Disa nga apologjistët ia drejtuan apologjitë e tyre perandorit dhe senatit të Romës, të tjerët ia drejtuan paganëve me influencë, ndërsa të tjerët iu polemistëve paganë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Protoprezviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks, Vol. III, Shkrimi i Shenjtë dhe historia e kishës, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2000, faqe 175.

Besimi — Ortodoks

[cite]