Apoloniarizmi

Apoloniarizmi

(greqisht: Απολιναρισμός) Apoloniarizmi kryhesohej nga Apolinari, i cili ishte peshkop i Laodicesë. Ai ishte njeri me kulturë dhe armik i papajtueshëm i arianizmit, por ra vetë në një herezi tjetër. Duke u nisur nga teoria e filozofit Platon, që thoshte se njeriu është i përbërë nga tre elementë: Trupi, shpirti shtazor dhe shpiri racional – ai thoshte se: – ndonëse Jisui është me të vërtetë Biri dhe Fjala e mishëruar e Perëndisë, mishërimi qëndron vetëm në marrjen e një trupi njerëzor dhe jo në plotësinë e natyrës njerëzore. Sipas kësaj doktrine, Jisui nuk kishte një trup njerëzor real, as mendje njerëzore, por Biri Hyjnor i Perëndisë që ekziston përjetësisht me Atin dhe Shpirtin, thjesht banoi në trupin dhe në mishin njerëzor, si në një tempull. Me një fjalë Apolionari mohonte natyrën njerzore të Birit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Protoprezviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks, Vol. I, Doktrina, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 1997, faqe 109.

Besimi — Ortodoks

[cite]