ARA
✤ Tokë bujqësore, që mbillet me kultura një dhe shumëvjeçare, me trajta dhe madhësi të ndryshme. Në periudhën e bujqësisë së copëtuar private A. rrethohej me gardh, me kanal ose me një kufi tjetër dhe merrte emërtimin sipas zotëruesit ose nga një veçori tjetër. Këto emërtime sot kanë vetëm interes gjuhësor. Me shndërrimet e thella ekonomike-shoqërore që u bënë pas Çlirimit dhe në veçanti në fushën e bujqësisë, pas sistemimeve, bonifikimeve, hapjes së tokave të reja etj., nga arat u krijuan blloqe e ngastra të mëdha tokash bujqësore.

(O.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ara


[cite]