ARBËRISHTJA


ARBËRISHTJA
✤ Emri më i parë i gjuhës shqipe • qysh nga mesjeta e hershme. Kështu e quajnë atë edhe sot arbëreshët e Italisë (shih) dhe arbëreshët e Greqisë (shih). Fjalët arbërisht (e) dhe (gjuhë) e arbëreshe (a e arbëneshe) janë formuar me prapashtesën-ishf (e), përkatësisht -esh (e) nga emri i hershëm etnik i popullit dhe i vendit tonë, Arbër a Arbën (shih Albanët). Në Shqipëri gjatë dy-tre shekujve të fundit këto fjalë janë zëvendësuar krejt nga fjalët shqip dhe (gjuha) shqipe, prej të cilave janë formuar edhe emrat e prejardhur shqiptar e Shqipëri. Së pari del e dokumentuar ndajfolja shqip, e cila ndeshet një herë në veprën e Gj.Buzukut dhe katër herë në veprat e P.Budit. Por shkrimtarët e vjetër të Veriut përdorin zakonisht (gjuha) e arbëneshe, ashtu si edhe shkrimtarët e vjetër arbëreshë të Italisë, (gjuha e arbëreshe). (Sh.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arbërishtja


[cite]