ARBANA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (JP), në të majtë të përroit të Zhullimësj që derdhet në Erzen. Bën pjesë në fshatin e bpshkuar Vaqarr (shih). Përmendet fshat në «Epirfn e Ri». Emri i A. lidhet me emrin e fisit ilir Albanët (shih), që përmend në shek.II e.r. Ptolemeu dhe me Albanopoli (shih). Këtu shkolla e parë shqipe u hap më 1915. Banorët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. A. u bë qendër strehimi sidomos për Çetën e Pezës. Më 9.10.1943 këtu u formua Brigada III S (shih) dhe po atë ditë u bë Lufta e A. (shih). Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1959. Sot bën pjesë në KTL të Vaqarrit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, A. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, pika tregtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arbana


[cite]