ARDENICA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (JP), në kodrat me të njëjtin emër. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bubullimë (shih). A. dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. Në majë të kodrave është Manastiri i Ardenicës (shih), monument kulture me rëndësi. Mësimi i shqipes është dhënë fshehurazi që në fillim të shek. tonë Më 1927 punëtorët e puseve të naftës në A. bënë grevë kundër shoqërisë anglo-persiane të naftës. Banorët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ.
Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956, sot A. bën pjesë në KTL të Bubullimës. Ka drejtim kryesor prodhimin e perimeve dhe pemëtarinë. A. ka shkollë të ciklit të ulët të tetëvjeçares, vatër kulture, pika tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ardenica
[cite]