ARDIEJTË
✤ (Ardianët). Fis ilir, banorë të krahinës Ardia në VP të liqenit të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te l.Narenta. Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqve (300.000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mhretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatërrimin e saj nga Rcma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye më 44-43 e 35-33, pranaaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r. si pakica të vogla. Në historinë ilire kanë luajtur një rol më të thjeshtë sesa u është dhënë nga disa historianë.
(N.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ardiejtë
[cite]