Arianizmi

Arianizmi e ka marrë emrin nga ideologu i tij Ariosi. Ky i fundit lindi në vitet 260 dhe pati studiuar në shkollën e Aleksandrisë. Më vonë u hirotonis prift i enorisë së Bokalit në Aleksandri. Në vitin 318 ai filloi të përhapi herezinë e tij, në lidhje me Jisu Krishtin. Ariosi ishte i arsimuar dhe simpatizonte filozofinë aristoteliane. Ai e huazoi mësimdhënien e tij nga Lukiani nga Antiokia dhe në vitin 320 filloi të shfaqte publikisht herezinë e tij: “Jisu Krishti nuk është Perëndi në kuptimin e plotë të fjalës, sepse nuk është një me Atin. Jisu Krishti nuk është Biri Hyjnor i Perëndisë, por ai është thjesht një krijesë si çdo gjë tjetër e krijuar nga Perëndia prej asgjëje”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Protoprezviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks, Vol. III, Shkrimi i Shenjtë dhe historia e kishës, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2000, faqe 191.

Besimi — Ortodoks

[cite]