ARIU I MURRMË


ARIU I MURRMË
✤ (Ursus arctos,L.). Kafsha gjitare e egër më e madhe në Shqipëri, mishngrënës i familjes së arinjve (Ursidae) me trup të lartë 1 m, të gjatë 1,7-2 m të mbuluar me qime të ashpër me ngjyrë kafe të , errët dhe me peshë 180-200kg. Femra quhet arushë. Jeton në pyjet e përziera të zonave malore të Evropës, të një pjese të Azisë dhe të Afrikës (Palearktiku), por në shumë vende të Evropës Qendrore e P është zhdukur. Shqipëria është një ndër vendet më të pasura me këtë kafshë. Ndeshet në VL, JL dhe në pjesën qendrore. Jeton 35-50 vjet. Në moshë të re ushqehet me rrënjë, fara dhe fruta (lende, gorrica, manaferra, luleshtrydhe), pëlqen mizat e dheut e mjaltin. Kur rritet bëhet mishngrënës, ka raste që sulmon edhe bagëtinë. Dëgjimin dhe nuhatjen i ka shumë të zhvilluara, kurse të shikuarit të dobët. Bën kryesisht jetë nate dhe gjatë dimrit bie në gjumë të përkohshëm. Femra mbarset në qershor-korrik, pas 7-8 muaj pjell 1-3 këlyshë të vegjël, që qëndrojnë me të rreth 2 vjet. A. i M. mbrohet nga ligji.

(L.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ariu I Murrmë


[cite]