ARKITEKT KASEMI


ARKITEKT KASEMI
✤ (rreth 1570-1656). Mjeshtër i shquar i periudhës së arkitekturës klasike osmane, personalitet shtetëror e shoqëror. Lindi në fshatin Grëmsh të Tomorricës (Skrapar). Fëmijërinë e kaloi në qytetin e Beratit, studimet e larta për arkitekturë i kreu në Stamboll. Në moshë të re u radhit ndër ndihmësit më të afërt të arkitekt Sinanit. Jeni Xhamia (1595) në Stamboil e afirmoi A.K. si arkitekt të zyrës perandorake të arkitekturës dhe pas v.1620 në krye të saj drejtoi dhe organizoi veprimtarinë ndërtimore si kryearkitekt i perandorisë osmane, derisa vdiq në Stamboll. Për gjysmë shekulli si urbanist, arkitekt, konstruktor e hidroteknik A.K. krijoi vepra monumentale me veçori stilistike origjinale, si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajancë në Stamboll. A.K. projektoi mjaft vepra në Shqipëri, nga të eilat përmenden kompleksi arkitektonik në fshatin e lindjes, bujtinat, urat, banjat dhe trasetë e rrugëve mesjetare Berat-Korçë dhe Berat-Elbasan-Ohër. Veçanërisht në qytetin e Beratit ndërtoi sistemin e furnizimit me ujë dhe riorganizoi gjithë punën, duke hapur zyrën e posaçme të projektimit dhe ndërtimit të veprave urbane e të arkitekturës.

(S.Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arkitekt Kasemi


[cite]