ARKITEKTURA E NDËRTIMEVE TË KULTIT ISLAMIK
✤ Në Shqipëri ngkfundi i shek. XIV mexyendosjen e pushtimit osman, * përfaqësuese të ideologjisë islame sunduese e shtypëse u bënë xhamitë, mexhidet, teqetë, tyrbet, medresetë etj. Deri në çerekun e fundit të shek.XV ato qenë tepër të kufizuara në sajë të qëndresës së popullit shqiptar për një shekull rresht kundër osmanëve. Vetëm me rritjen e procesit të islamizimit me dhunë të popullsisë, numri i këtyre veprave erdhi duke u shtuar. Veprat e para të kësaj arkitekture ishin ndërtesa të thjeshta, vetëm për garnizonet ushtarake osmane, kryesishtnë kalatë e pushtuara (Berat, Elbasan, Krujë). Zbatohej edhe përshtatja e kishave në xhami (kisha e Shën Stefanit në kala të Shkodrës 1479, Shën Kolli në Varoshin e Lezhës 1478, bazilika në kala të Durrësit 1501), kishës i hiqej absida dhe i shtohej minarja.
Gjatë shek.XVI-XVII ndërtimi i veprave të kultit islamik mori përhapje në të gjitha trojet mesjetare shqiptare. Xhamitë u bënë objektet përcaktuese në kompozimin e qendrave të qyteteve, ku përfshihen edhe ndërtesa të tjera publike dhe shpesh, tregjet e tyre. Në qytetet e mëdha xhamitë kishin karakter monumental. Modelet u morën nga qendra e Perandorisë, por ndërtimin e bënin mjeshtrit vendas. Të tilla janë xhamia Mbret në kalanë e Elbasanit (rreth 1492), e Mirahorit në Korçë (1496), ajo në Pazarin e Krujës (1534), e Plumbit në Berat (1534), e Muradies në Vlorë (1542), e Naziseshës në Elbasan (1599) etj. Në fshatra ishin të vogla e të thjeshta me ndonjë përjashtim (xhamia e Allajbegisë). Sipas mënyrës së ndërtimit ishin dy llojesh: me sallë të mbuluar me çati druri e tjegulla, më të lehta në ndërtim dhe me kupolë, me kërkesa më të larta konstruktive dhe arkitektonike. Qysh në faltoret e para janë përdorur teknika dhe elemente të njohura në arkitekturën vendëse të shek.XI-XV; si kupolat dhe qemerët, kornizat dhëmbësharrë, harqet e shkaliëzuar nëpër dritaret, teknika e ndërtimit me gurë e tulla të mureve të jashtëm, harqet rrethorë etj. që janë edhe në ndërtimet e tjera bashkëkohore të vendit. Mjaft nga këta mjeshtër me prejardhje shqiptare ndërtuan vepra madhore edhe në vise të tjera të Perandorisë.
Ndërtimet e sferës islamike u shtuan më tej gjatë shek.XVIII dhe gjysmës së parë të shek. XIX, me islamizimin në masë të popullsisë vendase. Në këtë periudhë ato shfaqen kudo si elemente karakteristike në fizionominë arkitekturale e urbanistike të çdo qendre të banuar. Të tilla janë xhamia e Kavajës (1736), e Plumbit në Shkodër (1774), e Pazarit në Gjirokastër (1757), e Beqarëve në Berat (1827), e Gjin Aleksit në Rusanj të Delvinës (fillimi i shek.XVIII), teqja e Helvetive në Berat (fundi i shek.XVIII), teqja e Dollmës në Krujë (1778) si dhe medresetë, tyrbet etj. Arkitektura islamike e osmanëve fiton në këtë periudhë fizionomi të veçantë rajonale edhe në vise të tjera të Ballkanit, dhe shënoi gjatë shek.XVIII-XIX lulëzimin e vet. Tipi më monumental ndër xhamitë u bë ai me sailën të mbuluar me kupolë, me minare elegante, dhe me hajatin e madh të hapur nga një harkadë mbi kolona të shumta e të mbuluara me çati druri. Përkujdesje e veçantë iu kushtua vlerave artistike të ndërtesës siç ishin gdhendjet në dru e në gur, pikturat në brendi, në fasada etj. Një nga shembujt më përfaqësues është xhamia e Haxhi Ethem beut në Tiranë (1821). Pranë xhamive të kësaj periudhe shpesh u ndërtuan edhe kullat e sahateve. Bashkë me islamizimin e vendit u përhapën edhe sekte të ndryshme të cilat kishin faltoret e tyre, si teqetë, etj. Me vlera janë teqja e Helvetive në Berat, teqetë në Krujë, në Gjirokastër, Korçë, Kolonjë etj. Një Uoj tjetër ndërtimesh ishin tyrbet — varret monumentale, etj. Prej çerekut të dytë të shek.XIX me rritjen e qëndresës shqiptare dhe sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare nisi rënia e ndërtimit të veprave fetare në përgjithësi.
(Gj.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arkitektura E Ndërtimeve Të Kultit Islamik