ARMËTARËT


ARMËTARËT
✤ Zejtarë që kanë përgatitur dhe ndrequr armë të ndryshme të bardha e të zjarrit. Dëshmia më e hershme për A. ilirë, është basorelievi mhi një pllakë varri (shek.III) që paraqet dy farkëtarë me çekanë në duar duke farkëtuar armë. Në mesjetë A. shqiptarë ishin të organizuar në korporata zejtare, si në Durrës (shek.XIII), në Prizren, në Shkodër, në Drisht dhe Krujë (shek.XIV-XV). Ishin të njohur shpatëpunuesit Brato Shpatari në Ulqin, më 1359, Dhimitër Shpatari në Vlorë më 1365 dhe Niko Shpatari në Tivar më 1399. Farkëtar Stojan Shkodrani dhe Martin Balistari më 1388-1399 përmenden për prodhimin e halistave dhe të 20.000 shtizave të shkurtra prej hekuri.

Në dokumentet venedikase (1466) përmendet armëtari vendas nga qyteti i Drishtit Mark Bogiti, i cili dinte të ndreqte topat (hombardat dhe spingardat) dhe të prodhonte barutin me tym (të zi). Në Kelmend, luftëtari-armëtar, Ded Gjeri, më 1638 prodhoi topin prej trungut të lisit. Në luftimet e Qafës së Agrit (1910) Mitër Kola, prodhoi dhe përdori topin prej dardhës së egër kundër ushtrisë osmane. Ky lloj topi. përdorej edhe në Zhulat nga armëtari Hito Kongoci në shek. XIX etj. Për prodhimin e pushkës së gjatë e të «karajfiles shqiptare» përmenden armëtari Hasan nga Tetova (shek.XVII), Osman Ali Dibra nga Dibra dhe Ali Harkova nga Grabova e Gramshit (shek. XVII), Ali Tetova nga Tetova (shek.XVIII-XIX) etj. A. shqiptarë shquheshin edhe për zbukurimin artistik të armëve (shih: Arm.ëi e hurrit). Prodhimi i armëve të llojeve të ndryshme vazhdoi pa ndërprerje gjatë periudhës së P.ilindjes Kombëtare dhe luftës për pavarësi kombëtare. (shih: Armët).

(R.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Armëtarët


[cite]