ARMA E XHENIOS


ARMA E XHENIOS
✤ Lloj arme e Ushtrisë Popullore, që ka për detyrë të ndërtojë pengesat minaplasëse e fortifikuese, objekte të fortifikatës së përhershme, ura dhe rrugë, pika të furnizimit me ujë, të kryejë shkatërrimin e objekteve, të bëjë zbulim xhenier dhe të marrë masat e maskimit të objekteve e për mashtrimin e armikut. Përbëhet nga njësi e reparte xheniere, të cilat pajisen me mina, lëndë dhe mjete plasëse, teknikë për hedhjen e vendosjan e minave, për zbulimin e tyre ose për ndërtimin e mirëmbajtjen e rrugëve, urave etj.

A. e. Xh. u krijua më 10.7.1944, kur Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH lëshoi urdhrin për krijimin e skuadrave minatore në brigadat partizane. Po në këtë datë në Staraveckë të Korçës filloi përgatitja e xhenierëve të parë. Në prill 1945 u krijua batalioni i parë xhenier. Më 1947 u formua Regjimenti I xhenier, të cilit iu dorëzua flamuri luftarak me emrin «Selenica», në kujtim të aksionit të madh për hedhjen në erë të minierës së Selenicës gjatë Luftës ANÇSshih Aksioni i Selenicës). Më vonë regjimenti u organizua në brigadë xheniere dhe iu dorëzua flamuri me emrin e Heroit të Popullit Perlat Rexhepi. A. e Xh. është zhvilluar e modernizuar pa ndërprerje. Sot kuadrot e saj përgatiten në shkolla e fakultete.

(P.Du.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arma E Xhenios


[cite]