ARMENI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (V), nga e djathta e grykëderdhjes së 1. Shushica. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Karbunara, Trebleva. Romësi, popullsia gjithsej 5600. Dëshmohet si vendbanim i vjetër me këtë emër, ruhen gërmadhat e një qyteze ilire e shek. V p.e.r. Këshilli NÇ u ngrit në shkurt 1943. A. është qendër e koop. së bashkuar, që ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të bimeve industriale Rriten gjedhët dhe të imëtat. A. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muzeun, qendër shëndetësore, farmaci, pika tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Armeni


[cite]