ARRËZA E MADHE


ARRËZA E MADHE
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (VL), rrëzë malit të Trebeshinës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Maricaj. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XVI. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Çetat territoriale të fshatit kanë zhviliuar luftime të ashpra me pushtuesit, sidomos në Qafën e Kiçokut në të cilën, krahas burrave, luftuan heroikisht edhe gratë e lagjes ‘Bregas (sot fshat më vete, Arrëza e Vogël). U çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1958. Koop. bujqësore ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, sidomos të misërit, grurit. Rriten bagëtitë e imëta (dhentë e dhitë). A. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore dhe pikë tregtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arrëza E Madhe


[cite]