ARTI TAKTIK I LUFTËS POPULLORE
✤ Pjesë përbërëse e artit ushtarak të luftës popullore (shih), që përfshin teorinë dhe praktikën e përgatitjes e të zhvillimit të luftimit. Merret me luftimin në tërësi, ku aktivizohen disa lloje armësh e shërbimesh e secila prej tyre ka taktikën e vet të veçantë. Pjesë e pandarë e A.T. të L.P. është dhe taktika partizane, e cila është mjeshtëri e të luftuarit me mënyrat dhe metodat partizane. Detyrat e A.T. të L.P. rrjedhin nga arti operativ (shih) e u nënshtrohen kërkesave të tij, pasi luftimi taktik është pjesë e operacionit. Njëkohësisht taktika Iuan rol të rëndësishëm aktiv, sepse sukseset taktike në luftë, nëpërmjet asgjësimit pjesë-pjesë të armikut, zhvillohen e shndërrohen në suksese operative.
Arti taktik zhvillohet vazhdimisht nën ndikimin e faktorëve politikë, ekonomikë dhe këtë zhvillim e përcaktojnë në radhë të parë ndryshimet në teknikën luftarake dhe në ndërtimin e forcave të armatosura. Në kushtet e luftës moderne, ku karakteristikë e luftimeve talitike do të jetë përdorimi i gjerë si i armëve konvencionale shumë të perfeksionuara, ashtu dhe i armëve të dëmtimit në masë nga armiku, detyrat e A.T. te L.P. bëhen më të gjera e më komplekse, por në zgjidhjen e tyre rolin vendimtar do ta luajë kurroherë njeriu.
PopuIIi shqiptar gjatë luftërave të pareshtura pë_r liri ka përdorur me sukses forma të ndryshme rrigjinore luftimi, dhe në kushte të reja, ka kri;uar taktika të reja lufte. Gjatë Luftës ANÇ repartet dhe njësitë partizane i zhvilluan në një shkallë më të lartë traditat luftarake të popullit shqiptar dhe i pasuruan ato me përvojën e luftës rartizane. I ndërtuar sipas kësaj përvoje të pasur dhe duke mbajtur parasysh edhe taktikën e ar_dkut, A.T. i L.P. zhvillohet e përsoset pa ndërprerë për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të luftës moderne.
(T.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arti Taktik I Luftës Popullore