Artofori
(greqisht: αρτοφόριο) Artofori shërben për të ruajtur Kungatën Hyjnore, e cila përdoret për nevoja urgjente të besimtarëve, si për shembull në rast sëmundje, vdekje etj. Kemi dy lloj artoforësh: 1-I palëvizshëm, i cili gjendet mbi Tryezën e Shenjtë. 2-I lëvizshëm, i cili përdoret për dhënien e kungatës në spitale, shtëpi etj. Përgatitja e kungatës për në artofor bëhet një herë në vit gjatë Liturgjisë Hyjnore të së Enjtes së Madhe.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]