ASHTA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (JL), në krahun e majtë të Drinit dhe djathtas rrugës Lezhë-Shkodër. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bushat (shih). Si vendbanim është i hershëm. Banorët ndihmuan Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957, sot bën pjesë në KTL të Bushatit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe të lulediellit. A. ka shkollë të ciklit të ulët të tetëvjeçares, ambulancë, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ashta
[cite]