Athina Angjellopulu
Athina Angjellopulu ka lindur në Korfuz në vitin 1908. Pasi përfundoi shkollën e mesme për mësuesi, familja Angjellopulu në vitin 1930 u vendos në Dhërmi. Athinaja filloi punë si mësuese. Brenda pak vitesh i vdesin pjesëtarët e familjes dhe Athinaja u vendos në Vlorë ku gjeti strehë pranë Kishës së Shën Todrit. Mbylljen e kishave ajo e priti me hidhërim shumë të madh. Athinaja mundi të shpëtonte dy ikona dhe një kryq, të cilat i ruajti të fshehura. Ajo bënte pjesë në grupin e të krishterëve të fshehtë, të cilët gjatë viteve të diktaturës ushtronin ritet fetare.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Eniana Beduli, Një jetë përkushtuar krishtërimit, Ngjallja, janar 1999, faqe 9-10.