BËRZESHTA HALIT


BËRZESHTA HALIT
✤ (1846-1909). Veprimtar i da* lluar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Bërzeshtë, kreu në Stamboll gjimnazin shtetëror dhe u diplomua farmacist në shkollën mjekësore ushtarake. Punoi me gradën kolonel si farmacist në disa vise të vilajeteve shqiptare. Në Janinë u njoh me vëllezërit Frashëri dhe në veçanti me Naimin bashkëpunoi për një kohë të gjatë. U bë një nga propagandistët më të zjarrtë të ideve kombëtare, përhapte kudo ku punonte librat e gazetat shqipe. Në vitet 90 të shek.XIX u transferua në Manastir. Përkrahu veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës (shih). Së bashku me Bajo Topullin e atdhetarë të tjerë mori pjesë në ngritjen e Komitetit «Për lirinë e Shqipërisë» në Manastir më 1905 dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesorë. Ai gëzonte respektin e atdhetarëve të kohës së tij.

Për veprimtarinë atdhetare në të mirë të çësktjes shqiptare u dënua më 1907 me vdekje nga gjykata ushtarake turke. Për shkak të protestave të atdhetarëve shqiptarë, dënimi u kthye në internim të përjetshëm në Bejrut. U kthye në Shqipëri pas shpalljes së Kushtetutës më 1908, vdiq në janar në Seianik.

(Sh.lL)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bërzeshta Halit


[cite]