BAJAMJA
✤ (Pmnus dulcis Mili, (D.A. V/ebb). Dru ose shkurre e familjes trëndafilore (Rosaceae) deri 8 m e iartë, me gjethe 12-40 mm të thjeshta gjatore-heshtore, të dhëmbëzuara, me lulet të parëzuara me ngjyrë të bardhë ose trëndafili të zbehtë, petiat rreth 20 mm. Lulëzon në janar-shkurt dhe frutëzon në qershor-korrik. Fruti është një bërthokël me trajtë karakteristike vezake-gjatore, i veshur me shark me push të butë që bie ‘ kur piqet. Thelpinjtë e B. shumë të ushqyeshëm e të shijshëm përmbajnë 50-60% vaj, 15-21% albuminë, 5-10% karbohidrate dhe rreth 2% lëndë minerale në formë oksidesh.
B. e ka origjinën nga Azia Qendrore e JP dhe nga Afrika e V. Në Shqipëri rritet në krahinat bregdetare e jugore, ndërsa në Berst, Lushnjë e Vlorë njihet B. me lëvozhgë të hollë. B. hyn në prodhim në vitin 4-5 pas mbjelljes dhe shfrytëzohet me leverdi 30-40 vjet, por jeton edhe më gjatë. Duron mirë thatësirën prandaj mbillet dhe në toka të thata e me pak taban me përjashtim të tokave të rënda argjilore e me lagështirë. Shumëzohet duke e shartuar mbi fiiiza të mbirë nga B. e butë (Amygdalis communis L., Amygdalis dulcis Mill P.) ose e egër (Amygdalis webbii, Spach.), si dhe mbi pjeshkë (shih).
(R.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bajamja
[cite]