BAJÇINOVCËT


BAJÇINOVCËT
✤ Vëllezërit Rushit, Iiaiit, Hamit e Sali Bajçinovci, atdhetarë të dalluar në luftën nacionalçlirimtare të popullsisë shqiptare të Kosovës kundër sundimit serb në vitet 1912-1915 dhe 1918-1925. Çeta ku bënin pjesë, veproi sidomos në rrethin e Vuçiternës dhe në pjesën VP të Llapit. Luftimet më të ashpra i zhvilloi tek «Guri i So~ koiit» afër fshatit Popovë më 1919, në malin e Çiçavicës më 1920, ku armiku përdori dhe aviacionin, në Zagorth gjatë v.1921 për mbrojtjen e zonës së lirë të Dumnicës (10.2.1924) etj. Vëllezërit B. morën pjesë në bartjen e trupit të A.Galicës (shih) dhe në varrosjen e tij në shpellën e Perrçevës në korrik 1924. Për shkak të ndjekjeve të vazhdueshme e të dhunës së pushtuesve serbë pjesëtarët e familjes së B. më 1925 u detyruan të shpërngulen nga Kosova e të vendosen në shtetin shqiptar. (A.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bajçinovcët


[cite]