BAKRI
✤ (Cu). Element kimik i grupit IB të sistemit periodik, me numër atomik 29 dhe me masë atomike 63,57. Është metal i rëndë (dendësia S.96g/cm3), me ngjyrë të kuqe trëndafili, i butë dhe i farkëtueshëm, përçues i mirë i nxehtësisë dhe i elektricitetit, i aftë për t’u salduar e për t’u lidhur me metale të tjera, me temperaturë shkrirjeje 1083°C, kimikisht pak veprues. Në atmosferë që përmban dioksid karboni, avuj uji etj. mbulohet nga një cipë e hollë, e gjelbër dhe helmuese karbonati bazik. Takohet në natyrë në trajtë B. të lindur, por kryesisht në trajtë mineralesh okside, sulfure, karbonate etj. Ka përdorim të gjerë sidomos për prodhimin e përcjellësve elektrikë (teia, kabllo etj), në industrinë mekanike etj.

B. është një nga metalet e njohura në Shqipëri që në lashtësi dhe është përdorur qoftë si B. i pastër, qoftë në lidhje si bronzi (shih). Ilirët, sidomos pirustët (shih) e punonin mirë B., që nxirrej me sa duket nga xeherorë oksidë të kapelave të hekurit dhe shkrihej me eshkë e qymyr druri. Më vonë B. është nxjerrë edhe nga xeherorë bakri (shih) sulfure. Sot industria e bakrit (shih) e vendit nxjerr B. nga xeherorë sulfidë si: kalkopiriti (shih), kalkozina etj., të cilët përpunohen me cikël të plotë nga pirometalurgjia e B. Nga këta xeherorë e nga koncentrate që nxirren nga pasurimi i tyre, prodhohen B.hlister me 99,27%Cu; B. i rafinuar në kallëpe me jo më pak se 99,90%Cu; B. elektrolitik me jo më pak se 99,95%Cu. Nga përpunimi i B. nxirren edhe disa metale të çmueshme që përmbajnë xeherorët e B., si dhe selen, gaz sulfuror për prodhimin e acidit sulfurik (shih), sulfat bakri etj. B. përdoret kryesisht për prodhirnin e përçuesve elektrikë nga Uzina e telave dhe kabllove (shih) në Shkodër, për prodhimin e lidhjeve metalike si bronz e tunxh etj. Një pjesë e B. të prodhuar eksportohet.

(N. Lo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bakri


[cite]