BALLAGATI


BALLAGATI
✤ Fshat në rrethin e Lushnjes (V), rrëzë Kodrës Mollagjeç. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Garunjasi, Gjuzaj, Gjyshaj, Jazexhijasi, Manasufaj, Xibrraka, popullsia gjithsej 3150 banorë. Këshilli NÇ u krijua më 1944, u çlirua në tetor të po atij viti. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Koop. e bashkuar u formua më 1987. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave dhe luledieliit. Më 1983 në zonën kodrinore të koop. u morën 35 kv/ha grurë. B. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, pikat e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ballagati


[cite]