BALLSHI
✤ Qytet në rrethin e Fierit (JL), në rrjedhën e mesme të 1. Gjanica, në lartësinë 195 m, Popullsia 4590. Si qendër banimi mesjetare u zmadhua pas rënies së Bylisit (shih). Gërmimet arkeologjike (1975-1983) kanë zbuluar rrënojaf e një bazilike monumentale të kohës paleokristiane, shek. VI, me përmasa 29 x 13 m, me tri anijata, e zbukuruar me skulpturë arkitekturore shumë të pasur. U rindërtua në shek.XI-XII me lëndë nga rrënojat e Bylisit. Në mesjetë B, u zhvillua si qytet i rëndësishëm me jetë të gjallë ekonomike, politike e kulturore, luanfe rol në lidhjet ndërmjet Vlorës e Beratit dhe u bë qendër peshkopale. Në burimet e shkruara përmendet me emrat Gllavinicë e Kefaleni, që janë përkthime të toponimeve Bylis, Ballsh.
Pas Pavarësise ishte qendër nënprefekture dha lokaliteti për gjithë krahinën e Mallakastrës. Gjatë Luftës ANÇ në B. ishte komanda e zonës. U çlirua më 18.4.1943. Ballshi fshat bën pjesë në fshatin 6 bashkuar Dukas (shih). B. i sotëm është qytet i ri industrial, qendër e rëndësishme e industrisë së naftës me Uzinën e përpunimit të thellë të naftës (shih) si dhe me industri ushqimore (përpunimi i frutave, konserva, pije, vaj). Më 1974 u ngrit stacioni hekurudhor, B. ka shkollë të mesme të bashkuar me disa degë, muzeun historik të krahinës së Mallakastrës, pallatin e kulturës, fushë sportive, Qyteti u rrit me ndërtesa të reja sidomos pas viteve 80 dhe u plotësua me rrjetin e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ballshi