BALSHA II
✤ (?— 1385). Figura më e shquar midis sundimtarëve Balshaj (shih) të principatës së Shkodrës, e ciia nën sundimin e tij arriti kulmin e fuqisë. Me anën e martesës B. II e shtriu sundimin në trevat Jugore duke përfshirë veç Vlorës e Kaninës, Himarën e Beratin dhe e zgjeroi atë nëpërmes aleancave deri në Ohër dhe Kostur në L e JL. Pasi shtiu në dorë edhe Durrësin që zotërohej nga Karl Topia, B. II siguroi kompaktësinë territoriale midis zotërimeve Jugore e Veriore të principatës së Shkodrës. Me tituilin «Dukë i Durrësit», B. u bë sundimtari i një shteti që shkonte që nga Budua në V e deri në Himarë, prej Bregdetit Adriatik e Jon deri në viset e brendshme Lindore. Ky shtet që shtrihej në një trevë me popullsi unitare nga pikëpamja etnike-gjuhësore dhe që kishte lidhje ekonomike nëpërmes rrjetit rrugor që e përshkonte, bashkonte në fakt pjesën më të madhe të trevave shqiptare. Në burimet bashkëkohore B. II dhe i vëllai Gjergji cilësohen si «Zot i tërë Arbërisë»; kujtimi i kësaj figure rronte akoma në shek.XV si «Mbret» i vendit.
Përqendrimi i pushtetit në duart e B. shkaktoi reagimin armiqësor të një vargu përfaqësuesish të klasës feudale. Ndër ta ishte edhe Karl Topia që thirri në ndihmë forcat osmane. Ndeshja që u zhvillua më 25.9.1385 në fushën e Savrës (shih:
Beteja e Savrës) përfundoi me disfatën e trupave të B., i cili mbeti i vrarë në fushën e betejës. Principata e Balshajve, që nuk pati kohën e mjaftueshme për t’u konsoliduar, u nda në dy pjesë të veçuara, nga të cilat vetëm ajo e Veriut mbeti në duart e dinastisë së B.
(P.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Balsha Ii
[cite]